Lajme

Ramush Haradinaj paralajmëron “situatë tragjike” nëse preken kufijtë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se tema e ndryshimit të kufijve të vendit është mbyllur.

Haradinaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se të gjithë kundërshtuesit e prekjes së kufijve janë garantë se një gjë e tillë s’do të ndodhë.

Ish-kryeministri i vendit ka paralajmëruar për pasoja, nëse ndodh lëvizja e kufijve.

“Nëse hapen kufijtë e Kosovës, ne po flasim edhe për situata tjera, më tragjike”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se partia e tij s’do të rrinte në një qeveri që pranon ndryshime kufijsh, duke thënë se ajo do të duhej të rrëzohej menjëherë.