Lajme

Ramush Haradinaj: Kurti të jap dorëheqje ose të menaxhoi situatën me pandeminë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke thënë se nëse ky është kualiteti që Albin Kurti përballet me sfidat që i ka Kosova, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot se me mbajt peng popullin.

Haradinaj në një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, si dhe shqetësimin për menaxhimin e kësaj situate nga ana e Qeverisë Kurti.

“Pra kjo gjendje tregon edhe joseriozitet të shefit të qeverise, Kurtit, edhe i dëgjojë plot që kërkojnë dorëheqjen e Vitisë, mendoj që po është legjitime kërkesa, po faji nuk është te Vitia por të shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, qytetarëve e vlerëson të arsyeshme me kandiduar ministrin e shëndetësisë për kryetarë komune. Në këtë rast mendoj se kërkesa legjitime për dorëheqje t’i drejtohet Kurtit edhe apeloj te ai se nëse ky është kualiteti që ai përballet me sfidat që i ka Kosova në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot se me mbajt peng populli dhe mos mi vonuar veprimet e duhura në lidhje me pandeminë,” shton ai.