Ramë Buja: Jam për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Nënkryetari i PDK-së Ramë Buja në debatin e sontëm ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me përgjegjësi ekzekutive është për shkëmbim të territoreve me Serbinë.
Nënkryetari i PDK-së sqaroi qëndrimin e tij rreth kësaj teme që sipas tij e kishte përmendur edhe në vitin 2001.
“Tri komunat e veriut nëse do të kenë kompetenca ekzekutive, Kosovën kurrë nuk do ta lënë të qetë. Është telashja e kufirit pasi që Cagllavica, Gracanica e këto tjera nuk përbëjnë rrezik. Mundësia e lidhjes së tyre fizikisht me Serbinë është telashe jo e vogël”, tha Buja në ATV.