Të fundit

Ramadani takon Kryeparlamentarin Kosovës Glauk Konjufcën

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani sot është pritur nga Kryeparlamentari i R. Kosovës Glauk Konjufca, lajmin përmes profilit të tijtë e ka bërë publik Ramadani.

Postimi i plotë:

Sot, në takim vllazëror me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufcën bashkëbiseduam për një çasje të re bashkëpunimi për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit biseduam për problemet dhe sfidat me të cilat preukopohen qytetarët e Bujanocit dhe të Luginës në tërësi dhe kërkuam, që çështja e Luginës së Preshevës, të jetë në axhendën e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari z. Konjufca u zotua që Qeveria e Kosovës edhe të gjitha institucionet e Kosovës do të kenë çasje ndryshe ndaj Luginës dhe zotohen që të punojnë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës., ka shkruar Kryetari i KK Enver Ramadani./Lajmi-AL/