Të fundit

Përurohet libri “Edukimi fetar në shkollat e Luginës së Preshevës” i autorit Sedat Beqiri

Në Bujanoc u përurua libri “Edukimi fetar në shkollat e Luginës së Preshevës” i autorit Sedat Beqiri. Përurimi u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Për librin folën Fidan Bilali, recensenti, Ibrahim Rrustemi dhe lektorja Flora Hida.

Autori i librit i falënderoi të pranishmit për prezencën në përurim dhe u zotua që do ta vazhdojë edhe pjesën e dytë të këtij libri në një të ardhme të afërt. Për t’i përshëndetur të pranishmit dolën në foltore ishin Shaip Beqiri dhe Murat Avdiu në emër të mërgimtarëve.

Ora letrare për Diasporën Në këtë orë letrare për Diasporën lexuan poetët kryesisht poezi të motivit të kurbetit: Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Jalldëze Kasumi, Emine Murseli dhe Halim Hasani. Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), nderoi me mirënjohje Grupin Emergjent “Kthimi i shpresës”, për humanizëm të treguar në Luginë dhe autorit të librit, Sedat Beqirit për bashkëpunim. /Bilall Maliqi/