Rama: Vuçiç nuk ka rrugë tjetër, do të vijë në samit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për mediat ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se nuk do të jetë i pranishëm në samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë.
Rama u shpreh se nuk emocionohet nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit për qëllime politike.
Ai siguroi se Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka rrugë tjetër vetëm që të vijë aty.
Pasi e kundërta – për numrin një të Qeverisë shqiptare –do të ishte një katastrofë për vetë Vuçiç.
Sipas kryeministrit, deklaratat e Vuçiç janë për konsum të brendshëm politik.
Rama shtoi se i vetmi lider evropian që nuk do të vijë është kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Ky i fundit i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar, ku i ka shpjeguar arsyet e mungesës, pasi më 6 dhjetor në Spanjë është dita e Kushtetutës.