Rama tregon masat e reja të hapjes, nga 1 Qershori hapen kufijtë tokësorë
Në një dalje në rrjetin social FB, Kryeministri Rama ka treguar se si do të vijojnë hapat për hapjen e zonave të kuqe të Shqipërisë në vijim.
Pa lënë mënjanë ironinë ndaj atyre që e kanë konsideruar shumë të mbyllur Shqipërinë Rama tha se ne jemi duke i hedhur hapat sipas një plani të mirëmenduar, por jo edhe ngadalë.
“Jemi gati të hapim kufijtë tokësorë, por duhet të marrim miratim nga vendet ku kemi transport ajror. Sepse nëse hapemi ne me ta, nuk hapen ato me ne”, tha Rama.
Kryeministri tha se ne kemi patur këto rezultate, pikërisht për shkak të masave.
“Nuk besoj të jetë më e vështirë për t’u kuptuar se me fashën e zgjeruar, dita e shtunë dhe dielë ka një rrezik shumë më të madh ekspozimi, nëse lihet qarkullimi i lirë i makinave e derdhja në rrugë e të gjithëve. Duke nisur nga e hena 1 Qershor do të hapim kufijtë tokësor me fqinjët. Për të gjithë shqiptarët do të vazhdojmë të bëjmë thirrje. Në 1 Qershor do të happen kufijtë, por jo plazhet. Kam marr të shara me libër shtëpie nga plazhistë në Dhërmi që i kishte përzënë policia e shtetit. Nuk kam ndër mend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush në Europë nuk I ka hapur plazhet. Këtë javë ne mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve. Parimin e rërës së xanun do ta ndëshkojmë. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 Qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 Qershorit për të gjithë.”, tha Rama./opinion.al