KryesoreShqipëri

Rama takon Merkelin, Hahn: Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave

Nisi rreth orës 15:00 Samiti i Berlinit. Me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në vijim të nismës për heqjen e barrierave në rajon, dialogu Kosovë-Serbi, taksa e Prishtinës për mallrat serbe, investimeve, por edhe të integrimit në familjen europiane.

Kryeministri Edi Rama ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai ka postuar një video nga nisja e takimit ku dy liderët i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrin. Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali dhe Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

“Në Kancelerinë Gjermane për takimin dypalësh dhe më pas në Samitin Franko-Gjerman për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.

Komisioneri i BE, Johannes Hahn shpreh besimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Hahn, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka meritur hapjen e negociatave i cili ishte parashikuar për në Qershorin e vitit të kaluar.

Hahn shprehet se Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave pas dy reformave kombëtare, veçanërisht atë në Drejtësi