Kryesore

Anulohen dhe shtyhen ngjarjet kulturore në Preshevë për shkak të Korona virusit

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Serbisë për të pezulluar tubimet në ambiente të mbyllura për shkak të situatës me virusin korona, institucionet kulturore në jug të Serbisë shtyjnë ose anulojnë programet dhe ngjarjet e tyre.

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Presheve – Teatri i Preshevës sot kanë marrur vendim t’i anulojnë aktivitetet dhe ngjarjet e tyre në Preshevë, kështu anulohet premiera e shfaqjes “PARAJA” e cila ishte planifikuar të mbahet me 14 mars 2020 (e shtune).

Qeveria e Serbisë ka zbatuar rekomandimin e ekspertëve që takimet e mbyllura me më shumë se 100 njerëz të ndalohen.

Njëkohësisht apelojmë tek ju, respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.