Rama sulmon opozitën: Vulgarë! S’duan atdheun
Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka shtuar dozën e sulmit ndaj opozitës dhe veçanërisht për Lulzim Bashën. Në një video-selfie në facebook, Rama tha Basha nxiu vendin në sytë e botës. “Mes tyre ka vulgarë, qorra, arratiakë si ata që lanë parlamentin, por shumica jo nuk e duan këtë skenë”.
“Gjermanët kanë një shprehje si të shenjë: Asnjë fjalë tek të huaj për konfliktet e brendshme. Atdheu është shtëpi që s’nxirret rrugëve të botës”, tha Rama.
Sipas tij këta që derdhin tenxhere me baltë në rrugët e botës nuk e duan Shqipërinë.
“Prodhimi i lajmeve të shfazuara godasin shpinë tonë, e bëjnë si ato shtëpitë e fshatit që kanë nam të keq se kanë një qen që kafshon. Ky lloj eksporti i baltës dhe ziftit u ul kokën shqiptarëve që jetojnë jashtë.
Kur nënshkruam me Bashën më 18 Maj i dhashë gjithçka që kërkoi, ndërsa unë i kërkova të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos shajë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Tani pas 1 viti i kthehen gjuhës së vjetër, shajnë me libër shpie.
Dhuna nuk e ndryshon qeverinë. Dhuna dëmton Shqipërinë, ul ekonominë dhe turizmin”, tha Kryeministri.
Ndërsa për LSI, u shpreh: “Po të mos ishte LSI-ja nuk do kishte shitblerje serioze të votës në Shqipëri. E dinë të gjithë dhe luanët e bibat në Tiranë. Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e ka pësuar keq”