Rama pritet me duartrokitje: Moment historik! Faleminderit SHBA e BE
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar 30 qershorin një moment historik. Në një konferencë për mediat ai tha se kjo ditë tregoi se sot fitoi e ardhmja dhe shteti.
“Sot ishte 30 qershori i një Shqipëri që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarjeje të rëndë politike, të frymëzuar, nxitur dhe organizuar për të ndaluar ecjen tonë përpara në rrugën e normalitetit shtetëror dhe integrimin në BE. Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës që u kthye muaj pas muaj në ditën kulmore në një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes”, tha Rama.
Për këtë ditë që u zhvilluan votimet, Rama falënderoi partnerët ndërkombëtarë.
“Faleminderit qeverisë së SHBA dhe përfaqësuesve të saj në Tiranë, faleminderit BE dhe delegacionit të BE në Shqipëri, faleminderit misionit të OSBE”, tha Rama/ Opinion.al