Shqipëri

Rama prezanton në Këshillin e Sigurimit të OKB prioritetet në krye të OSBE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbajti sot fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së për vitin 2020. Gjatë fjalimit të tij Rama shpalosi pikat kyce ku do të fokusohet axhenda e Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së si dhe paralajmëroi një konferencë kundër korrupsionit në Tiranë.

Lufta kundër diskriminimit, të drejtat e njeriut, trafikimi i qenieve njerëzore, dialogu mes vendeve të OSBE-së, minimizimi i sulmeve kibernetike, mbrojtja mjedisore kanë qenë disa nga prioritet e prezantuara nga Rama. Ai gjithashtu theksoi se një nga objektivat themelorë do të jetë edhe promovimi i grave në pozicione drejtuese

“Për Shqipërinë marrja e kryesisë së OSBE-së është një ngjarje madhore, që shënon një hap mësipërm në lidershipin tonë ndërkombëtar. Në krye të OSBE objektivi strategjik i Shqipërisë do të jetë të mbrojë veprimin shumë palësh në një kohë kur ndjejmë se po sulmohet, kjo është arsyeja kryesore që na nxiti të kryesojmë OSBE-në dhe që frymëzon kërkesën tonë të ulemi në të ardhmen në këtë këshill të shquar.

Në rajonin e OSBE organizata jonë luan një rol kyç në paralajmërimin dhe ciklin e konfliktit. Shqipëria do t’i injektojë një ritëm të ri në promovimit të grave në kontributin e Paqes dhe unë e kam provuar këtë me qeverinë time. Së dyti do të jetë në plan lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmi. Lufta e trafikimit të qenieve njerëzore. Ne do të maksimizojmë ndërveprimin tonë sëbashku me Shtetet e Bashkuara. Mospërhapjen e armëve të vogla dhe armëve të tjera. Sfidë sigurisë kibernetike dhe këtu kemi zhvilluar një set të ri për sigurinë. Në kryesim të OSBE, ne do të frymëzohemi nga tradita jonë e tolerancës dhe respektit” tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu organizimin e një konference të nivelit të lartë në Tiranë e cila do të adresojë problemin e korrupsionit. /opinion.al