Shqipëri

Rama: Lënia e mandatave mund të ndikojë në anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se lënia e mandatave është një lajm i keq dhe kjo mund të ndikojë në mos çeljen e negociatave me BE-në, në qershor të vitit 2019, transmeton Gazeta Metro.

Rama tutje e ka quajtur këtë një zgjedhje destructive, dhe fatkeqësi për Shqipërinë.
“Është ditë e keqe për demokracinë shqiptare, e dëmshme për jetën politike, kjo është një zgjedhje destruktive, fatkeqësia e këtij vendi që goditet nga bijtë e vetë. Kjo mund të rezultojë fatale për çeljen e negocatave këtë vit ashtu si pamjet e turpshme të së shtunëns që bënë xhiron e botës. Nuk jam për të fajësuar opozitën aspak, nuk jam i qetë që opozita sot është kthyer në shqetësim real për partnerët tanë SHBA dhe BE”,- tha kryeministri.
Rama tha ndër të tjera se arsyeja e vërtetë që opozitarët lanë mandatet ishte frik nga drejtësia e re.
“Lanë mandatet se s’kanë pas popullin, por frikë nga drejtësia e re që do ndajë politikanët e akuzuar që brenda politikës kanë bërë banjo për macen”, tha ai.