Rama konsideron se rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin është lajm i mirë për rajonin
Rama në Twitter tha se vota e Serbisë pro këtij vendimi është rreshtim i saj me Perëndimin dhe lajm i mirë për rajonin.
“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”, ka shkruar Rama.
