Shqipëri

Rama “godet” Bashën: Lulëzim, merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick

Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulēzim, thuaje të vërtetën!”. Me këtë postim në tuiter, Edi Rama i është drejtuar edhe një herë Lulzim Bashës lidhur me çështjen e Kosovës dhe raportin e Dick Marty-t.

Në fakt Basha dhe Rama janë përfshirë në replika lidhur me çështjen e së ashtuquajturës shtëpi e verdhë, që paraditen e së dielës, kur Kryeministri i ka kërkuar Bashës të thotë se çfarë di lidhur me këtë dosje dhe mjekun nga Peruja.

Më pas, Basha e ka cilësuar një shpifje këtë argument, ndërsa kërkon nga Kryeministri të marr përgjegjësi për situatën e krijuar nga Covid në vend.

Por replikat kanë vijuar sërish:

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, shkroi Rama.

Me një “cicërimë” i është përgjigjur edhe Basha, ndërsa e ka cilësuar kryeministrin si zëdhënës të Beogradit.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, shkruan Basha./Opinion.al