Ragmi Mustafa uron gjithë besimtarëve musliman muajin e shenjtë të Ramazanit
Urimi i kryetarit të PDSH-së z. Ragmi Mustafa për muajin e shenjtë të Ramazanit;
Të nderuar besimtar musliman,
Me që jemi fare në prag të muajit Ramazan me lejoni t’iu uroj këtë muaj të bekuar të gjithë qytetarëve të Kosovës Lindore dhe mbarë kombit tonë shqiptar.
Besoj që ky është një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë me skamnorët e me ata të cilët janë në gjendje të rënduar socio-ekonomike.
Lus Zotin e gjithëmëshirshëm që tua lehtësojë dhe tua pranojë agjërimin të gjithë atyre që agjërojnë kudo që gjenden. Po ashtu lus Zotin që ky muaj i bekuar të jetë muaj në të cilin ofrohen zemrat e njerëzve, u shlyhen mëkatet dhe u largohet urrejtja e zilia nga zemra. Shpresojmë shumë që i Madhi Zot ta bëjë këtë muaj një muaj të paqes, pajtimit dhe largimit të zënkave e konflikteve ndërnjerëzore kudo qofshin ato.
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit.
Me respekt,
Dr.Sc Ragmi Mustafa, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare