Të fundit

Shqiprim Arifi uron besimtarët për muajin Ramazan

Të nderuar qytetar, bashkëvendasit e mi, e bashkëatdhetar ku do që jeni me që gjendeni në fillim të muajit të bekuar të Ramazanit, më lejoni të t’iu uroj këtë muaj të Bekuar, muajin e mëshires së solidaritetit ndër vëllazëror.
Fatkeqësisht edhe këtë ramazan po e përjetojm në kushte të kufizimit të jetës sonë për shkak të pandemis Globale kovid 19.

Megjithatë agjërimi i ramazanit është vyrtyt i lartë i devotshmërisë ndaj Krijuesit, simbol i sakrificës dhe besimit të besimtarëve të sinqertë . Disiplina dhe përkushtimi ndaj Krijuesit do të na lehtësojne që për kundër vështirësive të pandemis të i përballojmë rrethanat edhe të kësaj pandemie. Sidomos atë të pamundësijës së vizitave me njeri-tjetrin dhe kufizimeve të frekuentimit e shtëpive të Zotit ” Xhamitë “.

Me dëshiren që ky muaj të jetë muaj i ngritjes shpirtërore dhe afërsisë me Zotin, muaj i solidaritetit me njerëz në nevoj dhe të moshuarit e të vetmuarit, dhe që të reflektojmë bashkarishtë si shoqeri për dashuri, pozitivitet, tolerancë dhe unitet në çështjet madhore si dhe paqe e mirëkuptim ndërvëllazëror.
Pra, le ta shfrytëzojmë muajin e shejtë të Ramazanit si mundësi për të miren në përgjithësi dhe sfidues ndaj të keqes në veqanti për nxitje për vepra të mira .

Agjërim të lehtë e të pranuar juve të gjithëve, Zoti iu ruajt dhe ju bekoftë.