Ragmi Mustafa: Të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës shprehin admirimin e plotë për veprën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij
Të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës shprehin admirimin e plotë për veprën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët dhanë një shembull të rrallë të sakrificës për çlirimin e atdheut.
Pikërisht, sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar.
Çdo rënie është e dhimbshme, por kjo rënie ka qenë ajo që e ka bashkuar popullin Shqiptarë dhe i ka ngritur në këmbë gjithë shqiptarët kudo që jetonin.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!
Lavdi!
RM