Radonjiq: Klauzola e marrëveshjes me Trump e detyron Serbinë të njohë Kosovën pas një viti
Ognjen Radonjiq, profesor i Fakultetit Filozofik në Beograd, është shprehur se nëse marrëveshjanga Washingtoni është ligjërisht e detyrueshme, pavarësia e Kosovës do të hyjë në fuqi pas një viti. Këtë e deklaratë ai e ka bërë për Pescanik, dhe sipas tij këto komente vijnë pas analizës që i ka bërë pikës së parafundit të marrveshjes, në lidhje me moratoriumin mbi aktivitetet politike të të dyja palëve.
“Kosova (Prishtina) do të pranojë të zbatojë një moratorium njëvjeçar me të cilin kërkon anëtarësim të ri në organizatat ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet me një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e çnjohjes dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose joformale nga cilido qoftë komb ose organizatë ndërkombëtare për të mos njohur Kosovën (Prishtinën) si një shtet i pavarur. Të dy marrëveshjet e ndërprerjes hyjnë në fuqi menjëherë. Në marrëveshje, në fjalinë e cila ka të bëjë me Serbinë, moratoriumi njëvjeçar i referohet ekskluzivisht veprimit të çnjohjes së Kosovës, sepse pasohet nga një presje dhe një fjali krejtësisht e pavarur, me të cilën nuk ka të bëjë moratoriumi njëvjeçar. Serbia, pra, u pajtua që duke filluar më 4 shtator 2020 e mëtutje nuk do të pengojë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e kombeve tjera dhe anëtarësimin e tij në organizatat ndërkombëtare”, thotë profesori.
Sipas tij, ajo që pengon që procesi i legjitimimit të Kosovës si shtet i pavarur në Kombet e Bashkuara tashmë të fillojë është moratoriumi njëvjeçar, ndaj të cilit Kosova është zotuar.
“In medias res – presja e vendosi Po të mos ishte ajo, afati kohor do t’i referohej pjesës së dytë të fjalisë. Përsëri, nëse pas presjes dhe foljes të përmbahen (refrain) do të ishte precizuar afati kohor prej një viti (ëill refrain for a year apo një formulim i ngjashëm), atëherë kjo e përmbajtur do të ishte e kufizuar në kohë. Kështu, shkruesit e marrëveshjes, në një mënyrë shumë diskrete dhe të sofistikuar, e afatizuan kundërshtimin tonë. Me fjalë të tjera, nuk është më e nevojshme që Serbia ta njohë Kosovën, sepse ajo do të legjitimohet përmes pranimit në Kombet e Bashkuara, gjë që ne nuk do ta kontestojmë,“ tha Radonjiq.