Të fundit

Komuna e Preshevës shpërblen punëtorët NP Moravica, që ishin aktiv gjatë pandemisë

Në kuadër të Pakos emergjente “Presheva 2020”, ku përveç bizneseve lokale, bujqëve, pensionistëve dhe studentëve, përfituan edhe institucionet publike Shtëpia e shëndetit dhe NP Moravica, ku kjo e fundit ka shpërblyer punëtorët e saj, të cilët kanë qenë aktiv dhe të ekspozuar ndaj rrezikut gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Që nga viti 2016 e këtej, falë menaxhimit profesional dhe ngritjes së kualitetit të shërbimeve, duke përfshirë të gjitha vendbanimet e komunës sonë, poashtu dhe përkrahjes së vazhdueshme nga ana e komunës së Preshevës, punëtorët e NP Moravica tashmë nuk presin më nga 4-5 muaj për pagat e tyre, që kanë qenë nën minimalen e mundshme, por përveç janë ngritur pagat në nivelin e pranueshëm, disave prej tyre sipas përshkrimit të punës, u paguhet dhe qumështi dhe beneficione tjera konform normave ligjore, e që më kryesorja është se i marrin pagat me rregull.

Vlen të ceket që ngritja e fundit të pagave për punëtorët, që përfshihen në kuadër të Pakos emergjente arrin në nivelin 15%.

Ky stimulim para së gjithash nënkupton vlerësimin dhe respektin e punëtorëve, të cilët japin kontributin e tyre të vazhdueshëm, në mirëmbajtjen e pastërtisë së amvisërive në shumicën e vendbanimeve të komunës sonë, si dhe në mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale, ujësjellësit dhe kanalizimit, duke ofruar shërbime më kualitative ndaj qytetarëve tanë.

NP Moravica, falë punës së siqertë dhe menaxhimit profesional, tashmë paraqet një shembull të suksesit institucional, në komunën tonë.