Lajme

Qindra autobusë përplot me udhëtarë po nisen çdo ditë nga Prishtina për në Evropë

E premte, 19 Janar 2024 – 11:20albinfo.ch

Nga 1 janari 2024 kur ka hyrë në fuqi liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian për kosovarët, terminali i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është përplot me udhëtarë, njëjtë siç është edhe Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Statistika alarmante të udhëtimit të kosovarëve drejt vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian këtë fillim vit.

Shqipe Durmishi, zëdhënëse e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, ka bërë të ditur se nga 1 janari 2024, kur ka filluar lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në Zonën Schengen, mesatarja ditore e nisjes së autobusëve nga Prishtina është 380-400 autobusë.

A shkuan 300 mijë kosovarë me autobusë në Evropë vetëm për dy javë nga Prishtina? 

Ndonëse Durmishi nuk ka treguar se numrin e përgjithshëm të autobusë që janë nisur në dyjavëshin e parë të janarit 2024 nga Prishtina, sipas një kalkulimi të thjeshtë del se për 15 ditë rreth 6000 autobusë me udhëtarë janë nisur vetëm nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Nëse llogaritet se në një autobus mund të transportohen 50 udhëtarë, del që vetëm për dy javë hiç më pak se 300,000 veta kanë shkuar me autobusë nga Prishtina për në qytete të ndryshme të Bashkimit Evropian.