Qeveria zvicerane vendosi: Hapen tarracat e restoranteve
Këshilli Federal vendos lehtësime të konsiderueshme.
Në seancën e tij të mbajtur të mërkurën (sot), Këshilli Federal ka vendosur të bëjë zbutjen e radhës tüë masave të koronavirusit situatën.
Këto janë ndryshimet që priten të jetësohen nga 19 prilli, e hënë:
Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.
Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.
Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.