Qeveria në Kosovë lehtëson masat antiCOVID, në zonat e kuqe hiqet ora policore
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Me këtë vendim, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomik në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.