Lajme

Qeveria Kurti, ka shkarkuar kryeshefin dhe zyrtarin kryesor financiar të PK-së

Bordi i përkoshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës sot ka shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv Shefqet Avdiajn dhe zyrtarin kryesor Financiar, Behxhet Maliqin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avdija përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Njoftoj opinionin publik dhe të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës se sot Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike duke marrë vendim të paligjshëm dhe të pabazuar në asnjë fakt për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor Financiar, Behxhet Maliqi”, thuhet në komunikatë.