Bota

Qeveria federale gjermane zgjat kufizimet deri më 3 maj

Qeveria federale gjermane do t’u propozojë 16 shteteve që kufizimet aktuale të distancës sociale për të frenuar koronavirusin e ri të mbeten në fuqi deri më 3 maj.

Sugjerimi për këto masa u bë gjatë një konferencë video midis zyrës së kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të shteteve.

Diskutimi zhvillohet ndërsa numri i infeksioneve të reja dhe vdekjeve ka rënë në Gjermani, e cila e ka përballuar pandeminë më mirë sesa Italia, Spanja apo Franca.

Merkel do të diskutojë nesër rekomandimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave me kabinetin e saj/DPA