Kryesore

Kamberi të gjithë politikanët lokal jemi të bashkur në “luftën” kundër Covid-19, përveç njërit

Bujanoc, 15 prill 2020 – Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, vlerëson se të gjitha partitë lokale, liderët dhe anëtarësia e tyre, qoftë në pushtet apo në opozitë janë bashkuar në luftë të përbashkët kundër pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

„Mirëpo, vetëm një drejtues po bën fushatë në këtë kohë, dhe ky është Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike (PD),“ tha Kamberi për Bujanovaçke.

Ai ia zë për të madhe Arifit për përdorimin politik të faktit se llogaria e komunës është bllokuar për disa ditë, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke. Kamberi tha për poratlin tonë se së shpejti do të debllokohet llogaria e komunës.

Si shembuj të bashkëpunimit të mirë, Kamberi përmendi Progresivët dhe Nenad Mitroviqin, Alternativën e Arber Pajazitit, përndryshe opozitarë dhe kundërshtarë të ashpër të qeverisë aktuale të udhëhequr nga Kryetari i Partisë për veprim demokratik (PVD):

-Kemi komunikim të shkëlqyeshëm me Mitrovicin, ai asiston nga pozita e deputetit, dhe anëtarësia e tij u ofrua për çdo lloj ndihme. Gjithashtu gjatë një takimi u pajtuam me Pajazitin që të lëmë politikën mënjanë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ndërkohë dua t’i faleminderoj edhe lidrëve e anëtarësisë të partive rome për bashkëpunim korrekt, „thotë Kamberi.