Të fundit

Qeveria e Serbisë buxhetin e KKSh-së për vitin 2024

Qeveria e Serbisë ka ulur buxhetin vjetor për Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka njoftuar kryetari i këtij institucioni, Nevzad Lutfiu. Qeveria e Serbisë ka ulur rreth 1 milion dinar buxhetin për KKSh, duke mos marrur parasysh regjistrimin e popullsisë në vitin 2022. “As ky kërcënim nuk do të na zmbraps nga puna”, është shprehur Lutfiu.

Reagimi i plotë i KKSh-së :

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj vendimit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, ku me anë të këtij vendimi Qeveria e Serbisë në vend që të rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë me mbi 1 milion dinarë.
Buxheti për institucionin tonë duhej të rritej si pasojë e regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, por ka ndodhur e kundërta.
Kjo e vështirëson edhe më shumë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, prandaj kemi informuar për këtë Vendim edhe ndërkombëtarët.
Ne ju premtojmë se ky kërcënim nuk do të na zmbrapsë, përkundrazi do të punojmë edhe më fuqishëm për të drejtat tona, pavarësisht diskriminimeve dhe vendimeve skandaloze si ky me të cilat ne shqiptarët e Serbisë ndeshemi çdo ditë!

Shërbimi informativ i KKSH
05.02.2024