Qeveria e re e Kosovës, Musliu: Reciprocitet në gjitha fushat dhe fond për Luginën
Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu në intervistë për ‘titullin’ duke folur për koalicionet e pritura për formimin e qeverisë së ardhshme në Kosovë deklaroi se duhet të ketë një reciprocitet mes shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë.
Ai tha gjithashtu thekson se qeveria e Kosovës ndër të tjera duhet t’ ketë edhe fond për Luginën e Preshevës dhe paisje me dokumente të Kosovës. Kreu i LPD-së deklaroi se pritjet janë shumë të mëdha për koalicionin e pritshëm mes LVV-së dhe LDK-së sepse sjell optimizëm edhe në Luginë të Preshevës.
“Së pari jemi të gëzuar që rezultati u pranua nga të gjithë pjesëmarrësit,por ishte diçka jo këndshme ajo që i ndodhi numëruesve të votave. Ajo që po dihet në publik se pas certifikimit të ndodh koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Pritjet tona janë shumë të mëdha në të gjitha çështjet,sidomos kur bëhet fjalë për një koalicion të dy partive të mëdha ashtu siç janë pritjet edhe nga qytetarët e Kosovës. Mendoj që formimi i qeverisjes së ardhshme të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë optimizëm, energji dhe vullnet edhe në trojet tona. Në situatën aktuale në të cilën ndodhemi nga Qeveria e Kosovës presim: Reciprocitet në gjitha fushat,çka realizon Kosova për serbët,të realizoj të drejtat Serbia për shqiptarët tek ne. Çka mohon të drejta Serbia për shqiptarët të mohoj Kosova për serbët. Patjetër që ne ne jemi shumë të nevojshëm për ndihmën e qeverisë së ardhshme të Kosovës. Ne kemi shumë projekte strategjike të rëndësishme për qytetarët e Luginës së Preshevës të cilat po të realizoheshin do të lehtësonin sadopak jetën e qytetarëve në trojet tona” – deklaroi Musliu.
Musliu thotë se çdo qeveri e Kosovës duhet ta ndiej si detyrim kombëtarë ndihmën për shqiptarët e tre komunat e Luginës.
“Ndër to po përmendim: Fond për Luginën e Preshevës, pajisje me dokumente të Kosovës, rritje të kuotave për student në gjitha drejtimet, të drejtën e pagës për veteranët të luftës etj. Kërkesa të cilat janë të panumërta. Çdo qeveri që vie në Kosovë duhet ta ndiej obligim kombëtarë ndihmën ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. Por në dialogun final me Serbinë presim që kjo qeverisje të mundësoj bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën” – tha Musliu.