KryesoreMaqedoni

Qeveria e Maqedonisë vendos tabelën me emrin e ri të shtetit, edhe në gjuhën shqipe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në prag të vizitës së kryeministrit grek Alexis Tsipras, në ndërtesën e Qeverisë ka vendosur pllakën me emrin e ri të shtetit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut” është shkruar në tri gjuhë, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, raporton “Alsat”.

Tsipras do të bëhet kryeministri i parë grek që do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.