Kryesore

Dështon Driton Rexhepi i PVD-së në ranglistën për zv.Prokuror në Bujanoc, rradhitet i para fundit

Driton Rexhepi ish-kandidati i Partisë për Veprim Demokratik pët të parin e Bujanocit tashmë duket se ka dështuar që të përzgjedhet edhe si zv.Prokuror i Prokurorisë së Vranjë , Njësisë në Bujanoc.

Ministria e Lajmeve kishte siguruar informacionin se z.Rexhepi ndonëse edhe kundërligjshëm (për shkak përkatësisë politike) kishte konkuruar për pozitën në fjalë, dhe i njejti kishte marrë edhe përkrahjen e deputetit Kamberi, ai tashmë sipas ranglistës që ka siguruar Ministria e Lajmeve ëdhtë renditur i parafundit në listën konkuruese ku nga 10 konkurent ai ëdhtë renditur i 9-ti

Vlen të theksojmë se për pozicionin në fjalë kanë konkuruar 10 persona deri sa në listë shihen vetëm dy konkurent shqiptar, Driton Rexhepi nga Bujanoci dhe Fisnik Islami nga Presheva.
Islami shihet se ëdhtë rradhitur i 5-ti në listë por që rangohet njësoj me notë sikur i pari i saj.

Pozita për zv.Prokuror të Prokuroris së Vranjës , Njësia në Bujanoc i përket komunitetit shqiptar andaj duket se z.Rexhepi tashmë ka humbur edhe betejën e rradhës ndaj Fisnik Islamit, pas debaklit zgjedhor që kishte pësuar në zgjedhjet e fundit lokale në Bujanoc nga kundëkandidati tani kryetar i Komunës z.Nagip Arifi.