Kryesore

Qeveri e Kosovës miraton vendimin për largimin e stikerave për veturat me targa të Serbisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 181-të saj, raporton Gazeta Blic.Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se “heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.”

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.