Lajme

Qëlloi me armë babë, bir e nip, ky është i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

Një plagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Njoftohet për tre të plagosur, një rëndë dhe është dërguar për trajtim në QKUK, shkruan Reporteri.net.

Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë të ditur se i dyshuari që plagosi tre personat është Melos Rrustemaj, djali i biznesmenit Adem Rrustemaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga Policia. /Reporteri.net