Lajme

Osmani në PE shpreh përkrahje për shqiptarët e Luginës: Ju nuk jeni vetëm

Në adresimin e saj në Parlamentin Evropian, presidentja Vjosa Osmani ka shprehur përkrahje për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Ajo ka thënë se Kosova qëndron me ta dhe se ata nuk janë vetëm, në kohën kur siç ka thënë ajo, ata po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.

“U them, ne do të qëndrojmë me ju. Ju nuk jeni të vetëm, përderisa përballeni me shkelje të të drejtave të njeriut, siç njihet edhe nga ky institucion në rezolutën e fundit”, ka theksuar Osmani.