PVD reagon në lidhje me mos furnizimin e ujit të pijshëm të një pjese të qytetit të Preshevës
Pas ndërprerjes së ujësjellësit me ujë të pijshëm të një pjese së qytetit Preshevës, për shkak të prishjes të disa gypave, ka reagur Partia për Veprim Demokratik, përcjell Ministria Lajmeve.
PVD përmes këtij reagimi kanë kritikuar pushtetin lokal dhe ndërrmarjen ‘N.P Moravica’, si dhe u bënë thirrje që të reflektojnë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme që sa më parë të jetë e mundur t’u sigurohet qytetarëve uji i pijshëm
PVD gjithashtu u ka propozuar që N.P. “Moravica” t’u mundësojë këtyre qytetarëve furnizim me ujë përmes cisternave që i posedon, apo shtabi lokal për gjendje të jashtëzakonshme të ju bëjë të mundur që në një periudhë kohore të orës policore, këto shtëpi të kenë mundësi të dalin dhe mbushin enët e tyre me ujë.
Reagimi i plotë i PVD-së
REAGIM
Gjatë ditëve të fundit,qytetarët që furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Zhunicës nuk kanë ujë. E dihet se nga ujësjellësi i Zhunicës furnizohet më shumë se gjysma e qytetit të Preshevës.
Në anën tjetër, për shkak të pandemisë COVID 19, Serbia ka shpallur kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Kurse nga dita e sotme masa e kufizimit të lëvizjes është shtrënguar me fillim nga sot ora 13:00 e deri të hënën në ora 05:00. Rrjedhimisht qytetarët që furnizohen me ujë nga ujësjellësi i Zhunicës e kanë të pamundur të dalin që të mbushin ujë.
Në tërë këtë katastrofë, është e pafalshme qetësia dhe papërgjegjësia e kryetarit të komunës me të cilën po e menaxhon këtë situatë. Më së paku kjo situatë, në këtë kohë pandemie mund të zgjidhet me spektakle mediatike e lidhje direkte në profilin e tij të facebook-ut, sepse në fushatat elektorale i njejti kishte premtuar 24 or furnizim me ujë, ndrrim të gypave të azbestit e çka jo tjetër.
Duke pasur parasysh situatën shumë të ndieshme, ku qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm pikërisht në kohë pandemie e në pamundësi për t’u furnizuar me ujë për shkak të orës policore deri të hënën, kërkojmë nga kryetari i komunës që të lerë propagandën bajate përmes videove në facebook-un e tij, por të merret me përgjegjësinë që e meritojnë qytetarët e Preshevës.
Me këtë rast, propozojmë që N.P. “Moravica” t’u mundësojë këtyre qytetarëve furnizim me ujë përmes cisternave që i posedon, apo si komandant i shtabit lokal për gjendje të jashtëzakonshme të ju bëjë të mundur që në një periudhë kohore të orës policore, këto shtëpi të kenë mundësi të dalin dhe mbushin enët e tyre me ujë.
Këto propozime po i japim deri në zgjidhjen e përhershme të problematikës me ujë të pijshëm.
04.04.2020
Këshilli për Informim
i Partisë për Veprim Demokratik