Të fundit

PVD: PDSH po vret negociatat dhe po shantazhon partnerët e deritanishëm negociues

Pas kumtesës së lëshuar ditën e djeshme nga ana e PDSH’së, sot ka ardhur edhe reagimi i PVD’së. Kjo e fundit po e cilëson si veprim të dëmshëm për procesin e negociatave mes subjekteve politike për themelimin e koalicionit për të qeverisur me pushtetin lokal në Komunën e Preshevës.
“Me përcaktimin dhe publikimin e parimeve të panegociueshme në negociata, Partia Demokratike Shqiptare po vret negociatat dhe po shantazhon partnerët e deritanishëm negociues.” thuhet në reagimin e këtij subjekti.

Më tej thuhet se argumenti i afruar nga PDSH në lidhje ne fuqinë e votës elektorale, ku sipas së cilës PDSH’së do t’i takonte kryetari i Komunës,
është i palogjikshëm, sepse është APN, ajo që ka fituar numrin më të madh të votave:

“Pa e harruar jologjiken e argumentit të Partisë Demokratike Shqiptare mbi respektimin e fuqisë së votës elektorale, kur dihet se është Alternativa për Ndryshim, ajo që ka sot numrin më të madh të votave të fituara në zgjedhjet e fundit, apo edhe se PDSH, para pak muajsh, ka mbështetur me 11 mandate të certifikuara, z.Sami Salihu nga LR, për kryetar të Komunës së Preshevës, me 3 mandate të certifikuara.” përcjell ministrialajmeve.

Me këtë rast, PVD, njoftoj ss nuk do të jetë pjesë e negociatave përderisa PDSH njk tërhiqet nga pozicioni i saj:

“ Pas këtij veprimi të Partisë Demokratike Shqiptare, Partia për Veprim Demokratik njofton publikun se nuk do të marrë pjesë tutje në negociata me PDSH-në, përderisa ajo nuk tërhiqet nga parimi i panegociueshmërisë në negociata.”

Dhe në rast dështimi të negociatave, sipas PVD’së, është pikërisht PDSH, ajo e cila do të bartë përgjegjësinë:

“Madje, duke qenë subjekti me numrin më të madh të mandateve nga partitë e deritanishme negociuese, Partia Demokratike Shqiptare bartë edhe përgjegjësinë më të madhe për kompromiset e nevojshme drejt ndërtimit të qeverisjes së re lokale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, të cilët kanë votuar me shumicë për partitë opozitare shqiptare.” thuhet në deklaratën e PVD’së/ përcjell MinistriaElajmeve

Partia për Veprim Demokratik i ka bërë ftesë Partisë Demokratike Shqiptare të reflektojë politikisht, duke moskontribuar në vazhdimin e sotëm ose të nesërm, të qeverisjes së Shqiprim Arifit.