Të fundit

PVD me dy kandidatë potencial për kryetar komune në zgjedhjet lokale në Bujanoc

Kryetari aktual i komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberi përmes një shkrimi të tij ka prezantuar Driton Rexhepin dhe Enver Ramadani si kandidat potencial për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Bujanoci.

Postimi i plotë i z.Kamberi në profilin e tij në facebook:

Në një proces demokratik të brendshëm në Degën e Partisë për Veprim Demokratik-në Bujanoc kemi nominuar Driton Rexhepin dhe Enver Ramadanin kandidatë potencial për kryetar komune në Bujanoc në listën e PVD-së për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kuvendi i Degës së PVD-së në Bujanoc, do të vendosë të mërkurën se cili nga këta dy të nominuar do t’i prijë listës tonë.

Demokraci e nivelit më të lartë për këto procese të rëndësishme mund të shihet veç në PVD.