PVD mbanë mbledhje komemorative përkujton jetën dhe veprën e dr.Reshat Ymerit
Në sallën e madhe të Partisë për Veprim Demokratik(PVD) me fillim prej orës 15:00h, u organizua një mbledhje komemorative për të përkujtuar jetën dhe veprën të mjekut tashmë të ndjer, Reshat Ymeri.
Në hapje të komemoracionit, kryetarja Ardita Sinani, kërkoi që me një minut heshtje të nderohet kontributi i madh j Dr.Reshatit.
Kryetari i nderit të Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, tha se Reshati është shembulltyrë e një mjeku shqiptar të kësaj ane.
“Reshati ka qenë me të vërtetë mjek familjar, me që ai ka qenë i afërt me të gjitha familjet e Komunës së Preshevës” – tha Halimi.
Halimi për më shumë tha se Dr.Reshati kontributin më të madh e ka dhënë gjatë konfliktit të armatosur ku ai nuk e ka kursyer as veten e tij, duke i shërbyer ushtarëve të UÇPMB-së në fshatin Rahovicë.
“Ai ma qenë një mjek tipik shqiptar, ku ka udhëtuar edhe në këmbë maleve të Preshevës vetëm për të shërbyer popullatës civile” – deklaroi Halimi.
Riza Halimi përkujtoi edhe rastin ku Dr.Reshati Ymeri ka trajtuar dëshmorin e kombit Bardhyl Osmani, një ditë para së të binte heroikusht.
Ndërkaq, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, duke përkujtuar veprën e doktorit preshevar, tha se: “Nuk ka më mirë se kur njeriu gërshetob peofesionin me humanizmin e tij.
“Dr.Reshati do të jetë shembulltyrë e shumë gjeneratave, se si një njeri ka bashkuar prifesionin e tij me humanizmin. Ai ka qenë mjek unik shqiptar i kësaj treve” – tha Kamberi.
Nga ana tjetër, kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, gjatë fjalimit të saj, tha se: “Dr.Reshati ka qenë mjeku familjar që ka shëruar edhe plagët e ushtarëve të UÇPMB-së”.
Dr.Reshat Ymeri, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 68 vjeçare./LuginaLajm