PVD demanton fotografinë e publikuar të Sinanit dhe Mustafës
Gjatë ditës sotme është publikuar një fotografi e kryetarës së PVD’s Ardita Sinanit dhe kryetarit të PDSH’s Ragmi Mustafës pranë restorantit “Men” në Preshevë.
I menjehershëm ka qenë reagimi i Shtabit për Informim të Partisë për Veprim Demokratik në lidhje me fotografinë ku demantohet nga subjekti në fjalë dhe thuhet se ajo fotografi është shkrepur në vitin 2019 ku përfaqësuesit politik ishin të ftuar në drekë nga ana e Bashkësisë Islame dhe Medreseja e Preshevës, përkatësisht nga Kryetari i Bashkësisë Islame Ibrahim Ahmedi në manifestimin fetar kushtuar datëlindjes së Muhamedit a.s. të organizuar nga medreseja e Luginës së Preshevës.
Redaksia jonë i kërkon falje publike protagonistëve në lidhje me publikimin e fotografisë.
Më poshtë mund ta shifni edhe një foto ku shifen liderët politik në një drekë pas përfundimit të organizaur nga BIK dhe Medresja në Preshevë