Të fundit

Shqiprim Arifi, homazhe në Prekaz tek varrezat e Jasharëve

Gjatë ditës sotme keyetari Preshevës Shqiprim Arifi bëri homazhe në Prekaz tek varrezat e Jasharajve, transmeton Ministria e Lajmeve.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, njëherit djali i heroit kombëtar Hamëz Jasharit ku dhe vizituan kompleksin memorial Adem Jashari.

Postimi i plotë :

Plot 23 vite nga sakrifica më e madhe që njohim, rënja e familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari, rënje që hapi shtegun e lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Vepra e tyre le të jetë frymëzim për të gjithë ne.

LAVDI të përjetshme familjes JASHARI ?