Pushteti Lokal në Preshevë, inspekton zonat e ndjeshme pas reshjeve
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, s’bashku me kryetarin e Kuvendit Agim Sabedinin, dhe bashkëpunorët e tjerë, sot kanë kryer inspektime në disa nga zonat më të ndjeshme pas reshjeve të dendura që goditën territorin e komunës. Sipas saj, situata paraqitet nën kontroll në të gjitha lagjet dhe vendbanimet, përveç zonës së Stacionit Hekurudhor, ku vërshimet kanë prekur disa shtëpi.
Sinani ka njoftuar se ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve dhe ndërmarrjes publike “Moravica” kanë reaguar menjëherë, duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për menaxhimin dhe sanimin e dëmeve.
“Situata është nën kontroll, ndërsa institucionet komunale mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim gjatë ditëve me reshje intensive,” ka deklaruar Sinani.
