Kryesore

Punëtorët e sektorit privat në Preshevë, ankohen për sipërmarrësit e tyre

Punëtorët e sektorit privat në Preshevë të pa kënaqur me sipërmarrësit e tyre, kështu janë shprehur për ministrialajmeve.com, disa nga punonjësit e ndërmarrjeve mikro, të mesme dhe të vogla.

Siç edhe kemi bërë të ditur lajmin para disa ditëve se Qeveria serbe miratoi pakon emeregjente të ndihmesës për ekonominë e vendit e cila është dëmtuar tejmase nga pasajot e pandemisë së virusit Covid-19. Në këtë pako sipas Ministrisë së Ekonomisë u vendos që kompanitë e prekura drejtëpërdrejtë nga pandemia të ndihmohen, punonjësit e sektorit privat me nga një pagë minimale në tri faza me nga 30 mijë dinarë.

Nga kjo ndihmesë sigurishtë që kanë përfituar edhe kompanitë, përkatësisht punëtorët e sektorit privat të komunës së Preshevës, mirëpo ata tani po përballën me një sfidë tjetër të radhës. Disa nga punëtorët e kompanive që kanë përfituar nga kjo pako ekomike, kanë deklaruar se sipërmarrësit e tyre nuk duan ti japin pagën e shumëpritur, sepse sipas pronarëve të disa ndërrmarrjeve pagat apo ndihmesa ekonomike shtetërore ishte përcaktuar për firmat ose kompanitë, pronarët pretendojnë se janë dëmtuar.

Ndonëse këta muaj, punëtorët që punuan edhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme duke e rrezikuar veten dhe familjet e tyre, përfituan nga pakoja ekonimike tani atyre u kërkohet pagat e marra t’ia kthejnë kompanive.

Redaksia jonë u bënë thirrje autoriteve kompetente që ta marrin me seriozitet këtë problematik.