Publikohet lista preleminare e nxënësve që kanë fituar bursën për vitin shkollorë 2020/2021
Drejtorati për Veprimtari Shoqërore pranë komunës së Preshevës në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbise shpall listën preleminare të nxënësve të shkollave të mesme që kanë fituar bursën për vitin shkollor 2020/2021, në territorin e komunës së Preshevës.
Rang lista preleminare Preshevë 2020
Në rezultatet që shihni në tabela, nxënësve të cilëve emrat dhe mbiemrat i gjenden lartë vijës së kuqe kanë fituar bursën, ndërsa nxënësve të cilëve emrat dhe mbiemrat i gjendet nën vijën e kuqe nuk kanë fituar bursën.
Ankesat për rang listën përfundimtare të kandidatëve mund të dorëzohen Drejtoratit për Veprimtari Shoqërore në të njejtën mënyrë si lutjet për ndarjen e bursave, më së voni në afat prej 15 ditë nga dita e shpalljes së rang listës preleminare.
Kandidatët për ndarjen e bursave kanë të drejtë për ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të Vendimit mbi përzgjedhjen e bursistëve, në përputhje me nenin 32 dhe 147 të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative. Ankesa i dorëzohet udhëheqësit të Drejtaratit për Veprimtari Shoqërore pranë komunës së Preshevës, gjegjësisht përmes Komisionit. Në ankesë duhet të ceken arsyet për dorëzimin e ankesave dhe arsyeshmëria, gjegjësisht së bashku me ankesën duhen të dorëzohet dokumentacioni i duhur dëshmues. Ankesa e cila është e pa arsyeshme ose nëse me të nuk është dorëzuar dokumentacioni i duhur nuk do të shqyrtohet. Ankesa e cila nuk dorëzohet me kohë apo e cila është dorëzuar nga ana e personit të paautorizuar do të refuzohet. Ankesat ndaj rang listës preleminare dorëzohen në zyrën e udhëheqësit të Drejtoratit për Veprimtari Shoqërore në ndërtesën e komunës së Preshevës (rr. M. Tita nr. 36).
Rang lista përfundimtare dhe lista e kandidatëve me shembujt e kontratës, Drejtorati për Veprimtari Shoqërore do t`i përpiloj dhe dorëzoj shkollave në afat prej tetë ditësh nga përfundimi i afatit për ankesa të rang listës preliminare.