Lajme

Pse në Ballkan dhe Skandinavi ka më pak viktima nga Covid-19

Sipas mendimit të tyre, kjo mund të shpjegojë pse vendet skandinave ose ato të Europës Lindore janë më pak të prekura se vendet e tjera, raporton gazeta belge La Libre.

Gazeta tregon se në vendet skandinave numri i vdekjeve nga koronavirusi është shumë më i ulët se mesatarja, e po ashtu dhe në vendet e Ballkanit numri i vdekjeve është relativisht i ulët.

Koronavirusi, nga ana tjetër, ka goditur me forcë Italinë veriore, Spanjën dhe Nju-Jorkun.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ashpërsia e pandemisë ndikohet nga karakteristika të caktuara gjenetike.

Variante të shumëfishta të të njëjtit gjen

Ata gjetën një lidhje midis gjenit ACE1 dhe zhvillimit të virusit koronar dhe arritën në përfundimin se sa më shumë njerëz në një vend kanë polimorfizmin D të atij gjeni, aq më pak vdekje ka nga sëmundja COVID-19 në atë vend.

Polimorfizmi është shfaqja e varianteve të shumta të të njëjtit gjen brenda një popullate të vetme.

“Sa më tej shkojmë në Evropë, në lindje, aq më e zakonshme është polimorfizmi DE ACE1”, shpjegoi Prof. Joris Delanghe, që gjithashtu tregoi se ashpërsia e epidemisë po shihet duke zbritur nga Evropa Perëndimore në atë Qendrore dhe Lindore.

Shkencëtarët vlerësojnë se deri në 41 për qind të ndryshimeve në ashpërsinë e një pandemie në vendet e veçanta mund të shpjegohen nga incidenca e polimorfizmit.