Shqipëri

Protestuesit vijnë drejt tij në kryesinë e kuvendit, Edi Rama largohet!

Në përfundim të fjalës së tij, lideri i demokratëve Lulzim Basha i ka thirrur protestuesit që ta ndjekin atë dhe deputetët e opozitës deri në kryesinë e kuvendit të Shqipërisë, për të dorëzuar zyrtarisht mandatet e tyre si deputetë.

Por në kohën kur Basha bënte thirrjen, Rama ndodhej pikërisht në kryesinë e kuvendit, në një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Me drejtimin e protestuesve, Rama ka vendosur të largohet nga godina e kryesisë së kuvendit, e cila po ashtu është rrethuar me tela me gjemba në brendësi të saj. Rama eshte drejtuar ne zyren e tij ne kryeministri.