Protestuesit rezistojnë ndaj policisë serbe – ‘Ne nuk lëvizim’
Grupi i protestuesve serb 1 në 5 milionë janë duke rezistuar ndaj Policisë së Serbisë, pasi kanë bërë thirrje që ta lirojnë objektin e Televizionit Publik Serb, brenda 5 minutave.
Ndërsa protestuesit, kanë bërë të ditur se janë rrethuar nga dy kordonë të policisë derisa bëjnë të ditur se ata nuk do të lëvizin nga aty ku janë.
Një numër i madh i protestuesve anti-qeveritar kanë uzurpuar objektin e RTS-së, derisa të plotësohen kërkesat e tyre, ku njëra ndër to është dorëheqja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkohë ministri i brendshëm serb, Stevanoviq ju ka bërë thirrja protestuesve që ta lirojnë objektin e televizionit ndryshe do të ndjeken penalisht nga shteti.