Protestuesit në Bullgari e gjuajnë me domate e letra tualeti ndërtesën e qeverisë
Qindra njerëz protestuan kundër qeverisë në kryeqytetin bullgar të shtunën, pavarësisht vendimit të kryeministrit Borisov për riformatimin e kabinetit.
Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “Dorëheqje!” dhe “Mafi!”, ndërsa disa prej tyre hodhën domate dhe letra tualeti në drejtim të ndërtesës së Këshillit të Ministrave, e cila ndodhet në qendër të Sofias.
Protestat që kanë hyrë në ditën e shtatëmbëdhjetë vazhduan pavarësisht zëvendësimit të katër ministrave nga kryeministri Boyko Borisov, i cili shpresonte se me këtë ndryshim do t’i ndërpresë thirrjet për dorëheqjen e tij.
Megjithatë, protestuesit kanë thënë se vetëm dorëheqja e tërë qeverisë do t’i kënaqë ata, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Zëvendësimi i katër ministrave erdhi pasi qeveria e qendrës së djathtë i mibjetoi një mocioni të mosbesimit në kuvend më 21 korrik.
Protestuesit po protestojnë kundër qeverisë duke e akuzuar atë për korrupsion të nivelit të lartë dhe favorizim të oligarkëve të fuqishëm.