Protestat në Indi, tetë perosna të vrarë
Policia ka ndalur grumbullimet publike në disa pjesë të Nju Dehlit e qytete të tjera për të tretën ditë me radhë.
Gjithashtu është kufizuar shërbimi i internetit në një përpjekje për të ndaluar protestat në rritje që deri tani kanë lënë pas tetë të vdekur, ndërsa mbi 1200 persona janë arrestuar.
Protestat po zhvillohen për të kundërshtuar një ligj të miratuar së fundmi mbi shtetësinë që kundërshtarët thonë se kërcënon natyrën laike të demokracisë indiane në favor të një shteti Hindu.
Ligji për ndryshimin e shtetësisë e bën më të lehtë për atë pjesë të popullsisë jo-myslimane nga vendet fqinje si Afganistani, Bangladeshi e Pakistani të cilit janë vendosur në Indi përpara vitit 2015 që të fitojnë shtetësinë indiane.
Kundërshtarët e shohin ligjin si një masë kundër myslimanëve ndërsa të tjerë kanë frikë se ai do të inkurajojë emigracionin në Indi, ku shërbimet publike për popullsinë e saj prej 1.3 miliardë banorësh janë shumë të kufizuara./ Burimi: VOA