Lajme

Nxënësit e SHMT ” Presheva” akt simbolik dhe solidarizues ndaj të prekurve nga termeti

Sot në shenjë solidariteti nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Presheva”, kanë bërë një aktivitet simbolik për viktimat që humbën jetën nga tërmeti i cili goditi Shqipërinë, përkatësisht zonën e Durrësit.

Nxënësit në mënyrë të organizuar vendosën ndezjen e qirinjëve në nderim te jetëve të humbura dhe të prekurve nga termeti, me moton “Jemi me ty Shqipëri”.