Protesta të reja në Beograd me gjithë sprapsjen e Vuçiqit
Mijëra persona janë mbledhur në Beograd të mërkuren, për të dytën ditë rresht, për të protestuar kundër masave të reja, që në këtë shtet pritet të hyjnë në fuqi gjatë fundjavës.
Protestat kanë vazhduar madje edhe pasi që presidenti i Serbisë është sprapsur të mërkuren nga vendimi për orë policore në kryeqytet.
Mijëra veta kishin protestuar dhe protestat kishin degjeneruar në përplasje me policinë në Beograd, të marten mbrëma. Kaosi e kishte mbërthyer kryeqytetin e Serbisë, teksa mijëra protestues janë përplasur me policinë, duke tentuar të hyjnë në ndërtesën e parlamentit.