Lajme

Protesta të ekstremistëve serb në Beograd kundër festivalit “Mirdita – dobar dan“

Një grup ekstremistësh serb prej rreth njëqind kundërshtarëve të festivalit “Mirdita – Dobar dan” janë tubuar në këto momente në Beograd, ndërsa vendi ku po mbahet festivali më parë ishte bllokuar nga policia nga të gjitha drejtimet.

Të mbledhurit, sipas gazetës “Danas” i përkasin organizatës së djathtë Zavetnici, dhe mes tyre është edhe udhëheqësja e organizatës, Milica Gjorgjeviq, e cila njihet për bindjet e saja ekstreme antishqiptare

Gjithashtu raportohet se në protestë po marrin pjesë edhe pjestarët nga Shoqata e Familjeve të Viktimave të Kosovës.

Protestuesit në duar po mbajnë flamujt e Serbisë dhe ndëgjohen këngë dhe brohoritje çetnike dhe antishqiptare . Tani për tani policia nuk ka intervenuar në shpërndarjen e këtyre hordhive ekstremiste